fbpx

EKSLUZIVE:Arrestohen edhe antar te tjere te Vetvendosjes!

  17 Nov 2017

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë seancës së sotme ku u shpallën fajtorë aktivistët e VV-së, janë arrestuar tre të tjerë.

“Gjatë leximit të padrejtë, i cili e gjymton rëndë drejtësinë në Kosovë janë arrestuar aktivistët: Januz Shatri, Luan Hoti, Amir Kuqi të cilët e shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me këtë vendim që shpall fajtorë aktivistët: Adea Batusha, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Frashër Krasniqi.Ata, sikur të gjithë që ishin aty prezentë, sikurse të gjithë që e kanë dëgjuar këtë lajm absurd, nuk pajtohen dhe do ta kërkojnë drejtësi.

Kërkojmë lirimin e tyre dhe anulimin e proceseve të padrejta politike”, thuhet në njoftim.