EKSKLUZIVE:Aida Derguti ne LDK!

  22 Dec 2017

Edhe pse vazhdon të mos dihet ende qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, deputetja Albulena Haxhiu ka thënë për Koha.net se janë duke diskutuar pasi, siç tha ajo, këto janë zhvillime interesante.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca dhe deputetja Aida Dërguti, janë parë në zyrat e LDK-së.

Konjufca për KTV-në ka thënë se aty ka shkuar për të parë edhe qëndrimin e LDK-së për atë që pritet të ndodhë.

Në këtë takim është i pranishëm edhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connell.

Kujtojmë se kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet sërish në orën 21:00.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.