Ekskluzive: Vetëvendosje dhe PDK me marrëveshje koalicioni për balotazhin e 19 nëntorit?

  31 Oct 2017

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, janë më afër se kurrë për një të arritur një marrëveshje koalcioni mes tyre në Malishevë.

Burime të Media Kosova, brenda Lëvizjes Vetëvendosje nga Malisheva, tregojnë se këto dy parti janë pajtuar për shumicën e gjërave dhe temave si dhe planeve për mandatin 4 vjeçar.

Por pengesë kryesore e vonimit të arritjes së kësaj marrëveshje po del të jetë Isni Kilaj, kryetar i degës së PDK-ë në Malishevë dhe ish-kryetar i Malishevës, para 4 vitev.

Thuhet se mes PDK-së dhe LVV-së janë zhvilluar takime të shumta për të përfunduar me një marrëveshje.

Të njetat burime tregojnë se Vetëvendosje ka refuzuar kategorisht që në bisedime të përfshihet edhe Isni Kilaj.

E ky refuzim kategorik nga Vetëvendosje ndaj Kilajt thuhet të jetë për shkak të raporteve mes Kilajt dhe Gani Krasniqit, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryetar i Malishevës, raporte këto që janë të prishura tash e një kohë të gjatë, raporton Gazeta NewBorn.

Aktualisht ata që po mbajnë bisedime dhe takime janë zyrtarë të LVV-së dhe PDK-së, por jo edhe ish-kandidatët për kryetar të Malishevës.

Në anën tjetër burime brenda LDK-së në Malishevë, thonë se ky subjekt politik po e sheh si mundësi që edhe kjo ti bashkohet PDK-së me 19 nëntor për ta përkrahur Mursel Gashi, madje aty thuhet të ketë edhe përplasje pasi një pjesë janë pro Gashit ndërsa një pjesë pro Begajt, derisa nuk kan ende një vendim apo qëndrim final se kë do ta përkrahin me 19 nëntor.

Ndryshe me 19 nëntor për të parin e Malishevës pritet të garojnë Ragip Begaj nga Nisma dhe Mursel Gashi nga PDK/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.