fbpx

EKSKLUZIVE! Subjektet politike në Rahovec “bëjn koalicion të fshehtë” për zgjedhjet e balotazhit!

  31 Oct 2017

Sipas disa burimeve të pakonfirmuara brenda qarqeve të degës së PDK-së në Rahovec, mësohet se Partia Demokratike e Kosovës dega në Rahovec ka bërë një “marrveshje” të fshehtë me LDK-në.

Këto informata mësohen nga disa persona të afërt me Partin Demokratike. Sipas tyre në rast se Idriz Vehapi shpallet fitues në balotazh për kryetar të Rahovecit, atëher LDK-së do ti takojnë katër drejtori dhe do të ketë postin e kryesuesit të kuvendit komunal në Rahovec, i cili sipas informatave do të jetë z. Ibrahim Kryeziu.

Deri më tash askush nga të dyja palët nuk kanë dhënë ndonjë deklarat publike në lidhje me këtë “koalicion”, mbetet të shihet në ditët në vazhdim a do të konfirmohet ky lajmi nga subjektet politike në fjalë!