Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq gjatë vizitës se tij të fundit në Washington, ishte takuar më Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA Herbert Raymond Mackmaster, shkruan FMimages.net
Por çfarë ndodhi në takim?
“U takova në Washington me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA Herbert Raymond Mackmaster.
Me gjithë respektin, por kur pashë se pranë tij kishte ulur shefin e tij të kabinetit, shqiptarin nga Kosova, Ylber Bajraktarin, i cili erdhi tek unë dhe tha se ai ishte nga Kosova, për një moment më janë ndalur dritat dhe pastaj e kuptova se çdo gjë ishte e qartë – tha Daçiç për TV Pink
Wes Mitchell, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet europiane dhe Euroaziatike, me tha se është më mirë të mos flas asgjë për Kosovën gjatë takimit./fmimages.net/
Vëllezërit Ylli (majtas) dhe Ylber (djathtas) Bajraktari jashtë Pentagonit, ku punojnë në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare për dy zyrtarët kryesorë të Departamentit të Mbrojtjes.