fbpx

Ekskluzive/ Ramushi para sfidës së madheP

  15 Nov 2017

Kryeministri Ramush Haradinaj është para një sfide të madhe si kryeministër sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Reagimi i djeshëm I Ambasadës së ShBA-ve se version aktual i demarkacionit duhet të kalojë, e ka vështirësuar tejmase këtë çështje për kryeministrin, i cili insiston se kufiri me Malin e Zi është në Qakorr.

Burime të “Republika24” kanë bërë me dije se pas kthimit nga Brukseli, ku pritet Haradinaj të shkojë këtë muaj, Qeveria do të dalë me qëndrim të prerë për Demarkacionin.

“Kryeministri Haradinaj është para një sfide të madhe sa i përket marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Se si do ta shtyjë këtë proces pritet te shihet pas vizitës që ai do të jetë këtë muaj në Bruksel”, kanë thënë burimet.