fbpx

Ekskluzive: PDK-LDK-LVV me marrëveshje koalicioni për balotazh, publikohet pas 22 tetorit?!

  14 Oct 2017

Kur kanë mbetur vetëm një javë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në vend, partitë politike kanë filluar ti bëjnë kalkulimet e tyre, se kush kë do ta përkrah në balotazh, i cili mbahet pak ditë pas zgjedhjeve të 22 tetorit, shkruan Gazeta NewBorn.

Pritet që shumica e komunave të vendit të shkojnë në balotazh në përjashtim të Skenderajt, ku kandidati i pavarur Bekim Jashari pritet të fitojë këtë qytet pa balotazh dhe me një rezultat të bindshëm, pasi që atij përkrahje i ka ofruar PDK-ja, e cila e ka bastion këtë qytet që nga themelimi.

Në anën tjetër Gazeta NewBorn, nga burime anonime nga Malisheva mëson se partitë poltiike PDK, LDK e Vetëvendosje janë duke diskutuar për një marrëveshje mes tyre që ta përkrahin njëra-tjetrën në balotazh, cila do që shkon nga to, e ku përballë do ta kenë Nisma për Kosovën.

Marrëveshja PDK-LDK-LVV dhe të tjerët, pritet të bëhet publike pas 22 tetorit, pasi që aktualisht e shohin si të rrezikshme publikimin e saj.

Ndërkohë Nisma për Kosovën, e cila e ka bastion që nga themelimi i saj Malishevën, pretendon që këtë qytet ta merr edhe për katër vite pa balotazh dhe e vetme, raporton Gazeta NewBorn.

Në garë për ta fituar Malishevën janë Ragip Begaj nga NISMA, Mursel Gashi (PDK), Sami Kafexholli (LDK), Adem Berisha (LVV), Kajtaz Gashi (AAK), Bedri Bytyqi (Fjala), si dhe dy kandidatë të pavarur.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale të vitit 2014-të në Malishevë i kishte fituar Ragip Begaj, atëherë me Iniciativën Qytetare për Malishevën me një rezultat bindës/Gazeta NewBorn/