fbpx
Ekskluzive: Ky është vendimi skandaloz i Ministrisë së Bujqësisë për ariun

Ekskluzive: Ky është vendimi skandaloz i Ministrisë së Bujqësisë për ariun

  12 May 2019

Në vendimin të siguruar nga media, të Drejtoriatit Qendror së Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, shkruhet se ariu i cili është parë në Prizren, shpallet “Kafshë përkohësisht dëmtuese duke u lejuar vra.sja e sajë/tijë.

“Ariu i Murrmë, individi i cili ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë dëme në ekonomi bujqësore, blegtorale, deri në shkallën e vlerësimit të rrezikimit edhe të jetës së njerëzve në fshatin Pouskë, Komuna e Prizrenit, SHPALLET kafshë përkohësisht dëmtuese duke u lejuar vra.sja e saj/tij”, thuhet në vendimin e Drejtoratit Qendror të Inspeksionit për Pylltari dhe Gjueti (DQIPGJ).

Ky Drejtorat, përmes këtij vendimi, ka obliguar Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Prizrenit që ta vra.së kafshën nëse afrohet në afërsi të vendbanimeve.

“Obligohet Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Komuna e Prizrenit, që të njëjtën të e vrasë përderisa kafsha e egër dëmtuese (agresive) afrohet në afërsi të vendbanimeve. Vra.sjen e saj/tij mund ta realizojnë vetëm personat të cilët i plotësojnë kriteret sipas Ligjit Nr. 02/ L-53, UA Nr. 05/2010, Për Mbrojtjen e Pyjeve, Përgjegjësitë dhe Obligimet e Rojës së Pyllit, dhe UA Nr. 09/2019 për Uniforma, Emblemë, Karta Identifikimi dhe Mbajtja e Armëve Zyrtare”,

Ky vendim i është dërguar Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Prizrenit, duke i dhënë asaj autorizimin për vrasjen e kafshës së “egër dëmtuese” e cila sipas tyre afrohet në afërsi të vendbanimeve.

Ky vendim është marrë pas konsultimit me fshatarët e fshatit Pouskë të Prizrenit, e që sipas Kryetarit të fshatit, Usen Arifi, arinjtë kanë sulmuar fshatin që nga viti i kaluar, ndërsa sulmet janë intensifikuar gjatë muajve Mars-Prill të vitit 2019.

Ndërsa në këtë vendim, gjithashtu theksohet se banorët e këtij fshati, kanë nënshkruar një peticion, ku kishin kërkuar likuidimin e arinjve të cilët shkaktojnë dëme dhe pasiguri në fshat.

Arsyetimi i tyre ishte se “më mirë të parandalojmë se sa të pësojmë”.

Ndërsa sot për media, ka folur edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka thënë se komuna e ka marrë vendimin nga Inspektorati i Agjencisë së Pyjeve, por që sipas tij ende nuk është vendosur se a do të zbatohet ky vendim apo jo.

Ai kishte thënë se komuna e Prizrenit, është kundër vra.sjes së ariut, i cili edhe në fakt është i mbrojtur nga ligji.

“ Ne si komunë jemi kundër vrasjes së këtij ariu. Vendimi për vrasjen nuk është i yni. Ne kemi thënë se ai mund të futet ne gjumë me anë të disa pushkëve, por është thënë se ato mungojnë dhe ai duhet të vri.tet” tha Haskuka për media.

(Kosova Sot Online)