Ekskluzive: Ja sa vota morën partitë politike në zgjedhjet e 22 Tetorit- Renditja? (Raport nga KQZ)

  27 Oct 2017

Në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit garuan 88 subjekte politike, Iniciativa apo kandidatë të pavarur – Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në votim, kur janë numëruar mbi 95% të votave, është 728.585 votues.

Tashmë kur ka përfunduar numërimi i më shumë se 95% të votave për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, dihet përafërsisht edhe numri i përgjithshëm apo totali i votave të secilës parti politike.

Në një dokument që Botapress ka siguruar nga KQZ, del se LDK është partia e parë që ka marrë më së shumti vota më 22 Tetor.

Sipas këtij raporti të KQZ-së del se LDK ka marrë në nivel vendi, për asamble komunale, , ndërkaq PDK ka dalë partia e dytë me 161048 vota ndërkaq e treta Lëvizja Vetëvendosje me 114501 vota.

Më pas vijnë AAK me 96911 vota, Nisma me 38833 vota, Lista serbe me 34511 vota e këshu me radhë.

AKR edhe në këto zgjedhje nuk ka shtuar numrin e votave që del se kjo parti sikur të garonte vetëm në zgjedhjet e 11 Qershorit nuk do ta kalonte pragun zgjedhor. Kështu AKR në nivel vendi me 22 Tetor ka marrë gjithsej 30.005 vota.

Alternativa ka marrë 9557 vota, KDTP – Partia Demokratike turke 6832 vota, Partia e Drejtësisë, 4475 vota, PSHDK 4218 vota, Partia Fjala 2730 vota etj.

Të shtojmë se këto janë votat e fituara për Asamble komunale, ndërkaq votat për kandidat kanë një rezultat tjetër duke e renditur përsëri LDK-në të parën me rreth 220 mijë vota.

Në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit garuan 88 subjekte politike, Iniciativa apo kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në votim, kur janë numëruar mbi 95% të votave, është 728.585 votues.