Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Paratshesa (PZAP) ka marr vendim që dy komuna të vendit Prishtina dhe Prizreni të shkojnë në rinumërim të përgjithshëm, derisa Rahoveci dhe Dragashi do të shkojnë në rinumvrim të pjesshëm, pas ankesave që kanë dërguar disa nga partitë politike të vendit, raporton Gazeta NewBorn.
Por kur do të fillon rinumërimi i votave në këto qytete dhe sa zgjat ai?
Gazeta NewBorn, nga burime të sigurta brenda KQZ-së mëson se fillimisht duhet pritur 24 orë afatin e ankesave në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së, nëse ka ankesa atëherë vendimi i kësaj Gjykate merr kohë 72 orë, dhe kësisoji rinumërimi i votave do të fillonte pas tri dite, por nëse në Gjykatën Supreme nuk do të ketë ankesa nga partitë politike, atëher rinumërimi do të nisë pas 24 orëve, skruan GB
Ndërsa ky rinumërim do të zgjatë 4-6 ditë, varësisht nga ecuria e numërimit të kutive të votimit.
Pra nga kjo kuptojmë se fituesi për Prishtinën, Prizrenin dhe Dragashin do të dihet tek pas një jave ose shtatë dite, kur do të përfundonte edhe i gjithë procesi i rinumërimit i të gjitha votave
Theme : Good News Lite