EKSKLUZIVE: Azem Syla e kërcënon presidentin Hashim Thaçi me jetë! Do t’ju sulmojë me tërë arsenalin!
Media Kosova ka siguruar informacionin ekskluziv se si rrodhën ngjarjet që nga përpjekja e parë për arrestimin e njeriut sot më të përfolur në Kosovë dhe ndoshta më të rrezikshmin, deputetin Azem Syla.
Ai dje gënjeu nëpërmjet mediave që i kontrollon se do të kthehej së shpejti në Kosovë dhe se do të dorëzohej në kufirin Shqipëri-Kosovë, pasi do të vinte nga Shqipëria. Por, ne treguam që dje se ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet pa shterimin e resurseve të tij, nga Durrësi në Beograd!
Lidhur me këtë kemi informuar se ai ndodhet në njërën prej tri bazave të tij në Shqipëri, në restorantin e tij në Durrës, në banesën në Qerret apo në banesën afër “Dinamos”, që e përdori ai me skuadrën e tij për tu strehuar dhe festuar pas çdo vrasje në Kosovë, numri i të cilave ende nuk dihet, pasi shumë prej tyre, kanë përfunduar me vdekje në situata, në të cilat duken si ngjarje reale.
Por, çka ndodhi në natën ndërmjet të martës dhe të mërkurës, si dhe gjatë ditës së djeshme, dhe në ditën e sotme në vijim?
Ai nuk iu dorëzua drejtësisë me shpresë se PDK-ja do ti ofronte ndihmë. Dy përpjekjet e “Dajes për ti ikë drejtësisë kanë prekur rrethin e ngushtë të presidentit Thaçi!
Azem Syla sapo e kuptoi se ai do të arrestohet në kulm të hidhërimit dhe zemërimit, e mori në telefon presidentin Hashim Thaçi, dhe e kërcënoi me jetë, duke u treguar i kujdesshëm të mos i përmend armët e zjarrit: “Nëse më fusin brenda në burg, je i mbaruar Hashim, askush nuk të shpëton”! Edhe unë në burg, e ti me politikë mu marr më jo”!
Ky kërcënim, e detyroi Hashim Thaçin, që dje të dilte publikisht dhe ta përshëndeste aksionin për arrestimin e Sylës! Përndryshe Thaçi do të shprehte keqardhje madje edhe publike për dajen.
Kjo i dha fund çdo mundësie për marrëveshje mes tyre.
Hashimi që njihet si person që nuk e kontrollon zemërimin, ndoshta edhe i këshilluar nga miq të tij ndërkombëtar e të politikës së lartë, e bëri distancimin e parë nga Syla, por kjo e thelloi hendekun mes tyre. Kjo i bëri edhe të tjerët në PDK, të ndihen të përdorur nga Thaçi, dhe që së shpejti do të hedhen si lecka.
Por, Azem Syla zgjodhi të rezistojë pas kësaj, dhe po vazhdon presionin ndaj Hashim Thaçit nëpërmjet njerëzve të tij, të ushtrojë presion tek ai, që të pranojë disa kushte të Syles.
Syla duke e ditur se po arrestohet për të shkuar drejt Hagës, ku do të ndëshkohet nga specialja, e ka vënë në lojë të gjithë arsenalin e tij!
Ai po e shantazhon presidentin Thaçi me publikimin e dosjeve të tij të padëgjuara nga opinioni, pasi sipas llogarive të Syles, ai vetë është më pak i implikuar në krime, se sa klika e Thaçit, Xhavitit dhe Kadrisë, madje ai e sheh rolin e tij, si të një punëmarrësi nga ata, thonë burimet e afërta me Sylën.
Por, ky është vetëm fillimi. Ish komandanti i UÇK-së nga baza “Rogner” në Shqipëri, Azem Syla ka kërcënuar se nga Haga, kur të fillojë Gjykata speciale me proceset gjyqësore, do ta gjunjëzojë Thaçin, dhe se “fundi i tij do të jetë 100 herë më i zi se i imi (Sylës)!”
Azem Syla tashmë po kërcënon se ai do të kthehet në një superbllac, pasi beson se Nazim Bllaca, ishte një krijesë e Thaçit, apo i mbështetur nga ai për ta rrënuar Sylën me klanin e tij, dhe të tjerët në PDK që flirtonin me të.