Aleanca Kosova e Re është gati për arritjen e marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës për Komunën e Prishtinës, raporton Gazeta NewBorn.
Zyrtari i lartë i AKR-së në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës NewBorn, se partia e tij ka marr vendim që LDK-në ta mbështetë me 19 nëntor, konkretisht Arban Abrashin.
I njejti zyrtar për Gazetën NewBorn, tha se AKR-ja edhe përfundimsht ka vendosur që të mos e përkrah Shpend Ahmetin dhe Vetëvendosjen në Prishtinë.
‘Ska koalicion e as marrëveshje me Vetëvendosjen e as Shpend Ahmetin, është vendimi i partisë. Së shpejti pritet të dalim me deklaratë për mbështetjen që do ia japim LDK-së dhe Arban Abrashit. Jemi drejt përfundimit të takimeve”, tha ky zyrtar i lartë i AKR-së për Gazeta NewBorn.
Kjo marrëveshje sipas zyrtarit të AKR-së lidhet direkt me Mitrovicën dhe është përkrahje e ndërsjelltë.
LDK-ja përkrah AKR-në në Mitrovicë, derisa AKR-ja përkrah LDK-në në Prishtinë.
Gazeta NewBorn, do ju mbajë të infomuar me ngjarjen.