fbpx

Edlira Qefalija-Zeka: Unë nuk do të harrojë, por as ti mos harro!

  17 Nov 2017

Shishe me benzinë, gurë e mjete te forta u hodhën mbi ndërtesën e qeverisë së Kosovës në protestën e opozitës ku u kërkua rrëzimi i qeverisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Këto protesta i kujton edhe gruaja e deputetit Milaim Zeka ,Edlira Qefalija-Zeka përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Ja postimi i saj i plotë:

A e mbani mend? Une po. Nuk mund ta harroj kurre, sidomos pasi qe vajza ime ne ate kohe 7 vjecare eshte gjendur ne mes te ketyre perleshjeve. Si? Thjesht, nje femije paqesor qe po shkonte rruges per ne shkolle. Papritur gjendet mes gureve dhe gazit lotsjelles. Edhe sot e kesaj dite me vjen te qaj kur e kujtoj se si kishte humbur mes turmes. Ishte shastisur, dhe nuk kishte mundur te dilte jashte turmes se gureve dhe gazit, por fale disa njerezve te mire, qe i falenderoj pafundesisht, arriti te largohej deri sa u takuam bashke.

E mbaj mend qe kam vrapuar si kurre ndonjehere ate dite. Isha shtatzane, por e harrova kete fakt para gureve qe binin pas shpines time, nderkohe qe kerkoja e deshperuar Emen mes turrmes…. derisa e gjeta…. te frikesuar, te lodhur, te traumatizuar. Mbaj mend vetem qe e perqafova fort dhe hipa ne taksine e pare qe me kaloi para kembeve per te shkuar drejt baneses. Per te marre makinen nuk behej fjale.

Vend parkimi ishte i rrethuar me gurë-hedhes qe kerkonin te lartesonin Vetevendosjen, duke demtuar cdo gje qe iu dilte perpara, qofshin keto prona publike apo private, qofshin keto kalimtare te thjeshte, apo police ne sherbim te ketij vendi te quajtur Kosove.

Une nuk do e harroj kurre ate traume. Nuk do e harroj kurre qe rruga e Vetevendosjes drejt politikes eshte ngritur prej dhunes se gureve ne rruge, grushtave neper studiot televizive dhe gazit lotsjelles e filikaqave ne kuvend. Une nuk do harroj. Femija ime nuk harron. Por as ti MOS HARRO!