Pasi Ambasada e Indisë në Beograd ia refuzoi kërkesën për t’u pajisur me vizë për shkak se shteti indian nuk e njeh Republikën e Kosovës, Donjeta Sadiku përjetoi dëshpërim të madh sepse e humbi mundësinë për të luftuar për medalje të artë në Botërorin e boksit që do të mbahet në Indi.
Madje, Donjeta nuk ka mundur t’u përmbahet as lotëve për shkak se i shkoi kot mundi i saj përgatitor për pjesëmarrje në Botëror.
Për këtë rast ka dëgjuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili është shokuar nga keqardhja.
Siç merr vesh Gazeta “Zëri”, Rama tashmë e ka mbështetur dhe ka intervenuar në mënyrë që Shqipëria ta pranojë kërkesën e Donjeta Sadikut dhe trajnerit të saj, Besim Brahimi, për t’u pajisur me pasaporta shqiptare me procedura të përshpejtuara. Madje, Donjeta dhe Besimi të shoqëruar nga drejtuesit e federatës kosovare të boksit sot kanë shkuar në Tiranë.
Krejt kjo për shkak që sportistja e suksesshme kosovare të mos humb gara tjera të rëndësishme që i ka para vetës, siç e humbi Botërorin, sherri i problemeve të udhëtimit.
Me pasaportë shqiptare ajo mund të udhëtojë pa probleme në shtete të ndryshime për ta përfaqësuar Kosovën në gara të mëdha ndërkombëtare.
Theme : Good News Lite