fbpx

Edhe Visar Ymeri jep doreheqje nga Vetevendosje?!

  11 Dec 2017

Pas dorëheqjes së Aida Dërgutit nga funksionet e larta në Vetëvendosje, duket se kjo i hap rrugë edhe dorëheqjeve tjera në këtë parti.

Siç mëson gazetametro.net, një gjë të tillë është duke shqyrtuar seriozisht edhe nga kreu i kësaj partie, Visar Ymeri.

Kjo, sipas burimeve të rëndësishme në Lëvizjen Vetëvendosje, po bëhet për shkak të çarjeve në VV, e të cilën gjë e ka ndihmuar edhe skadimi i mandatit të Visar Ymerit në janar.

 

Siç mësohet nga brenda mbledhjes së VV’së, gjasat që Visar Ymeri të dorëhiqet shkojnë tek 90%.

Ndryshe, VV’ja ka nisur mbledhjen e kryesisë në orën 14:00 dhe po vazhdon akoma, e ku po diskutohen zhvillimet e fundit në parti të cilat vënë në pah një përçarje të madhe të kësaj partie.