Edhe Rambaja i dyshuar në vrasjen e liderëve!
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Sadri Ramabaja, sot ka njoftuar se është thirrur për intervistim nga ana e prokurorisë së shtetit si i dyshuar për vepra terroriste.
E i pari që ka drejtuar akuza, kundrejt Ramabajës për përpilim të listave për vrasje ka qenë nipi i Azem Vllasit, i njohur si komandant ‘Kobra’, Naser Vllasi.
Vllasi nuk e ka përmendur direkt plagosjen e xhaxhait të tij, Azemit, muaj më parë nga Murat Jashari, i organizatës “Syri i Popullit”, por kishte publikuar fotografi të Ramabajës me Jasharin.
“Ti mbete përsëri prapa fjalëve tua dhe përmendje emra e mbiemra të inspektorëve shqiptar dhe për çudi në mesin e tyre nuk e përmende asnjë serb dhe me iniciale po ti kujtoj se kë i ke përmendur: D.M, S.B, A.V, dhe fjalët tua ishin se ata duhet ti p….. E ty Sadri më së miri ta qet me trus bishtin se një ditë shumçka do del në shesh dhe mendo si do ndihen familjarët e tu kur ta kuptojnë se si je i zhytur komplet në flliqësira dhe ke orientim pro rus”, kishte shkruar nipi i Azem Vllasit pak ditë pas plagosjes së xhaxhait të tij.
Kjo është letra e plotë e Naser Vllasit
“Ke arritur mjaft shumë Sadri”. Nga një spiun i thjeshtë te një “petokollonash i përsosur”. Je njëri nga ata që ndikon shumë negativisht në mirqenjen e Kosovës dhe institucioneve të saj dhe i je bashkuar tamam Lëvizjes Vetvendosje, e cila bashk me ty nuk e pranon legjitimitetin e institucioneve të shtetit tonë dhe vet egzistencën tonë si shtet i pavarur.
Me pretekst të luftës kundër korrupsionit po synoni ta shkatërroni nga brenda këtë shtet që e formuam me shumë sakrificë, ngase ju jeni bërë kancer i pashërueshëm për shoqërinë tonë. Eh more Sadri Ramabaja Petokolonashi, gjatë vitetev 80, inspektorëve shqiptar të sigurimit shtetëror të Kosovës gjatë ditës iu jepje vetëm informacione periferike, kurse gjatë natës sigurimit shtetëror të Serbisë – Vranjës dhe Leskovcit, gjegjësisht Stanimirit, kryeshefit të sigurimit shtetëror serb në Vranje me detaje iu ke ofru informacione të sakta për veprimtarinë ilegale të individëve dhe grupeve ilegale në Kosovë dhe atë duke pirë kafe me ta.
Si qyqar që je kërkoje ndihmë nga inspektori “NN” SHQIPTAR, që të lirojë nga akuzat në të cilat vet je zhyt dhe i ke marr në qafë individët dhe grupet ilegale të asaj kohe. Këtë ndihmë e ke kërkuar përmes prindit tënd Kovaçgji e ai nëpërmjet fqinjit M.B i është drejtuar “NN” inspektorit shqiptar i cili nuk e ka pasur mundësinë me të ndihmu, por as nuk ka pasur besim tek ti, sepse ti e ke përzgjedh Stanimirin me u intervistu pasi që prejardhja jote nga Medvegja të ka bërë të besosh në lidhjet dhe kumaritë e vjetra me serbet.
Duke besuar se do e shpëtosh veten ke pi kafe dhe ke krijuar lidhje me serbet në këmbim të shkatërrimit të të tjerëve. Nuk e di se a ia ke bërë vetes pyetjen se si me të besu inspektori shqiptar kur ti vet e ke përzgjedh për intervistim inspektorin serb dhe ke bashkëpunuar ngusht me të gjatë hetimeve.
Ti Sadri petokollonashi pse nuk ia bën me dije opinionit të gjer që pas vuajtjes së burgut gjoja se politik gjë çë je konpenzuar nga buxheti i Kosovës si ndodhi që me dokumentacion të rregullt të Serbisë dole në Zvicer gjegjësisht në Bazell me të vetmin qëllim dhe detyrë të përcaktuar nga Stanimiri që të përpilosh lista për likuidim dhe në mesin e tyre ke fut edhe familjar të mi.
A do të kishte qenë më mirë që ti me dal e me tregu rreth vrasjes së familjarit tuaj i cili dyshohet se ka qenë shkaktar i vrasjes së vet dhe shokut të vet, ku ngjarja ka ndodhur pas largimit të pjesës dërmuese të shqipëtarëve nga sigurimi shtetëror.
Ti o Sadri Petokollonashi e din mirë ku jemi takuar në mënyrë spontane te lokali i E.K në Dardanë menjëherë pas luftës dhe pasi më ka prezentuar me ju një mik i juaji je ngrit në këmbë dhe më ke nderuar si çlirimtar dhe menjëherë ke filluar me pakënaqësitë ideologjike të cilat i ke të mbjellura në gjak dhe shumë mirë e din se si të jam përgjegjur për ish sistemin dhe bartësit politik të sigurimit shtetëror.
Të kam thënë shumë kjartë se unë dhe familja ime jemi që gjithçka ti lëmë në dorë drejtësisë dhe ti besojmë shtetformimit, sepse çfarëdo rruge tjetër do jetë në dëm të popullit tonë.
Ti mbete përsëri prapa fjalëve tua dhe përmendje emra e mbiemra të inspektorëve shqiptar dhe për çudi në mesin e tyre nuk e përmende asnjë serb dhe me iniciale po ti kujtoj se kë i ke përmendur: D.M, S.B, A.V, dhe fjalët tua ishin se ata duhet ti p….. E ty Sadri më së miri ta qet me trus bishtin se një ditë shumçka do del në shesh dhe mendo si do ndihen familjarët e tu kur ta kuptojnë se si je i zhytur komplet në flliqësira dhe ke orientim pro rus.
Sadri Petokollonashi virtyti më i madh që mund ta posedojë një njeri është pranimi i gabimit, e posaçërisht kur ka të bëjë me bindjet ideologjike. Model i këtij virtyti është Adem Demaçi i cili e pranoi se dogma Stalinisto – Ruse për të cilën e ka vuajtur dënimin nëpër burgje, ka qenë huti dhe dështim i madh. Fatkeqësisht, shumica e mbeturanave Marksiste – Leniniste jo vetëm që nuk e pranojnë kur gabojnë por vazhdojnë tu shërbejnë interesave anti – shqiptare, shkaku i një ideologjie të dështuar për të cilën janë futur nëpër burgje serbe dhe më vonë janë bërë vegla të shërbimeve të tyre sekrete.
Ti Sadri Petokollonashi dhe VETVENDOSJA në njëfarë mënyre e arsyetuat organizatën terroriste “Syri i Popullit – Cikllopit” dhe ju e dini më së miri arsyen pse, e kjo arsye së shpejti do bëhet e ditur edhe për opinionin.
Me gjith rrespektin që kam për familjen tuaj, të cilët për çudi nuk e kanë asnjë veti tuajën, ndjej keqardhje që ti je pjesë e tyre. Doktoratën që e ke marr, e din ti më së miri se si e ke arritur, sepse duke u bërë servil i shërbimeve je ngritur në karrierë por e ke fituar antipatinë e popullit dhe të gjithë atyre që iu ke bërë keq.