Ai vlerësohet të jetë sportisti i tretë më i pasur në botë, me mbi 700 milionë dollarë, pas mbylljes së karrierës, por duket se ky fakt nuk e ka bindur Abigail Clarke të vazhdojë lidhjen me boksierin tashmë në “pension” Floyd Mayweather.
Abi, një pjesëmarrëse e njohur në “reality show” në televizionet britanike ka konfirmuar së fundmi shkëputjen e marrëdhënieve me Floyd.
Vajza ishte një përkrahëse e zjarrtë në duelin që Mayweather pati kundër Conor McGregor, por tashmë duket se lidhjes së tyre të shkurtër i ka ardhur fundi. 26-vjeçarja e njohur për shumë operacione plastike ka thënë se do të pushojë për disa kohë dhe nuk do të jetë në një lidhje së shpejti.