Ishte lideri shpirtëror i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ai i cili ia nisi të thurte poezi me rima, teksa mbante fjalime në tubimet gjatë fushatës për zgjedhjet e së dielës.
Por, ngjashëm ka filluar të veprojë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Nisma, Jakup Krasniqi, veçse ai, dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve.
Krasniqi ka vendosur që përmes poezisë, të shprehë situatën siç e quan ai, “kohë sallamadie”.
Ndonëse aktualisht partia e tij është pjesë e Qeverisë, Krasniqi zgjedh që ta qortojë, duke thënë se besimin e morën ata që sollën vuajtje dhe paperspektivë.
Shkrimi i tij i plotë:
Po shprehem edhe në formë poezie, për ketë kohë sallamadie?!