Edhe kjo ndodhë në Kosovë: Shtatë herë kandidati më i mirë, nuk arriti të punësohet pasi s’ka të njofshëm
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, thotë se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy probleme më serioze me të cilat përballet Kosova.“Suksesi i këtij projekti është sukses i Kosovës, por edhe dështimi tij është i Kosovës.
As ne si ambasadë as partnerët nuk marrim vendime, vendimet merren nga zyrtarët e Kosovës”.Ai përmendi edhe një rast sipas të cilit personi edhe pse është i kualifikuar nuk është përzgjedhur sepse nuk ka asnjë lidhje politike.
“Rasti konkret është Enis Berisha ai i cili deri më tani është vlerësuar mirë në shtatë procese madje në disa vende vlerësohet si kandidat me shumë pikë, por asnjëherë nuk është emëruar në asnjë institucion”.
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se qasja e tillë po i shkatërron institucionet e Kosovës.“Një qasje e tillë po shkatërron institucionet siç po shohim me Postën. Ne nuk kemi heqë dorë nga Kosova sepse besojmë në qytetari aktive e cila do kërkojë llogari te të përzgjedhurit e saj. Besojmë se vetëm me profesionalizëm do përmirësohet qeverisja e saj”.
Këto komente ai bëri në konferencën për projektin e Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura.Para një vit e gjysmë Qeveria e Kosovës dhe Ambasada Britanike kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese.
Memorandumi ka për qëllim që procesi i rekrutimit të personave në krye të agjencive të jetë kredibil, ndërsa gjatë procesit kishte të angazhuar edhe ekspertë nga kjo ambasadë.Kjo ambasadë dhe ajo amerikane reaguan për vendimin e Kuvendit për të zgjedhur Naser Shalën, drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.