Edhe kaq mandate do t’i ketë Ramush Haradinaj

  01 Dec 2017

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaruar se Qeveria Hardinaj do t’i fitojë edhe dy mandate tjera, e gjithë kjo falë punës që po e bën.

“Qeveria Haradinaj po punon, dhe do t’i fitojë edhe dy mandate tjera për shkak se kjo qeveri po punon mirë, çfarë nuk kanë mundur të punojnë qeveritë tjera për disa vjet, Haradinaj i realizuar për 3 muaj”, ka pohuar Isufi në RTK, përcjellë Gazeta Blic.

Por këtë deklaratë të Isufit e kanë kundërshtuar deputetët e opozitës, Rexhep Selimi dhe Lutfi Haziri, të cilët kanë thënë se kjo qeveri do të jetë jetë shkurt./GazetaBlic./

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.