fbpx

‘Edhe kaq javë bie Qeveria Haradinaj!’

  12 Dec 2017

Qeveria Haradinaj do të bie shpejt, sipas LDK’së. Madje ky subjekt beson që nuk do të ketë fare nevojë për mocion.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se tashmë po shihet hapur se partnerët e koalicionit nuk kanë konsistencë brenda vetes.

Hoti thotë se gjithçka do të ndodh pas festave të fundvitit.

Shefi i deputetëve të LDK-së, thotë se Qeveria Haradinaj nuk do të mund t’i kryejë punët e mëdha për të cilat është proklamuar, por se vetëm me LDK-në në Qeveri, kryhen punët e mëdha.

Shefi i deputetëve të LDK-së, po ashtu është pyetur edhe për mospjesëmarrjen e Teuta Rugovës në seanca plenare. Por, përgjigjja e Hotit ishte se krejt çka mund të thotë ai është se, e bija e ish presidentit Ibrahim Rugova, është pjesë e grupit parlamentar të LDK-së.