fbpx

Edhe Fisnik Ismaili largohet nga Vetevendosja?!(FOTO)

  13 Dec 2017

Deputeti Fisnik Ismaili thotë se ai nuk është në Lëvizjen Vetëvendosje për Albin Kurtin ose dikë tjetër, dhe nëse ai largohet nga kjo parti, nuk pëson asnjë humbje, veçse, sipas Ismailit, me largimin e tij, del humbëse Lëvizja Vetëvendosje.

Pasi ishin publikuar bisedat në Viber, ku deputetja Aida Dërguti, e quante m** Albin Kurtin, deputeti Fisnik Ismaili, i kish dalë në mbrojtje Aidës, e për këtë, i ishin vërshuar aktivistët e Vetëvendosjes për të cilët ishte papranuar ofendimi i ishte bërë liderit ideologjik.

Në disa prej postimeve dhe komenteve në Facebook, deputeti Ismaili, kishte replikuar me këta aktivistë që tani po e sulmonin edhe atë për shkak se po e përkrahte Dërgutin.

Njëri nga komentuesve i kishte thënë atij se nuk mund të arsyetohej fyerja e deputetes se ‘pa Albinin ju as deri te dera e parlamentit skishi mujt me u afry le mo me marre mandat!’.

Deputeti Ismaili ia ktheu, duke i thënë se ai nuk ishte ardhur në Vetëvendosje, as për Albin Kurtin, e as për dikë tjetër, ndërsa edhe po të dilte nga partia, nuk do të humbiste asgjë.

“Nëser me dalë prej Lëvizjes, unë s’hupi kurrgja hiç. Ama bash KURRGJA. Lëvizja, amo, hupë koxha, sepse ti idenë ma të vogël nuk e ke se çfarë kontributi i jap unë Lëvizjes”, ka replikuar deputeti.

“Prandej, ty nuk të takon me as me m’kallxu çka me folë, as me ma kujtue se kush jam e çka vlej. Unë ekzistoj edhe veproj shumë para Lëvizjes, edhe kam me qenë knej edhe kohë të gjatë, gjithmonë faqebardhë”, thuhet ndër të tjera në komentin e Ismailit.

Finsik Ismaili është prej deputetëve që i doli në mbrojtje Aida Dërgutit, pasi u publikuan të premten bisedat e grupit parlamentar të VV’së, ku ajo e kishte ofenduar Kurtin.

“JO! Nuk pranoj, ne asnjë mënyrë nuk pranoj, që dikush me e marrë lirinë me e linçue Aidën për një fjalë goje, pavarësisht se a ia ka thanë Albinit, Rugovës, Obamës, qoftë edhe zotit!”, kishte shkruar të premten Ismaili.