E zhdukem SHIK-un nga Mitrovica!

  14 Oct 2017

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka qenë prezent në një tubim të partisë në Mitrovicë, ku ka përkrahur kandidatin për kryetar të komunës, Fehmi Ferati.

Bashkë me deputetin tjetër, Frashër Krasniqi, Molliqaj ka çuar një porosi të shkurtër për mbështetësit e tij.

Ai ka publikuar një fotografi me një përshkrim të shkurtër.

“Shkoi SHIK-u nga Mitrovica. Ndryshimi po vjen”, ka shkruar Molliqaj.