fbpx

E zbulon Visar Ymeri: Ja kush po bën ‘komplot’ në Lëvizjen Vetëvendosje

  13 Dec 2017

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka theksuar se në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka grup kundër mënyrës se si udhëhiqet Vetëvendosje.

Sipas tij, ka individë që janë kundër mënyrës se si është udhëhequr kjo parti, megjithëse nuk ka përmendur emra konkret, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë në “Rubikon” të KTV-së se VV tash e sa kohë ka mospajtime për mënyrën organizative.

 

“Ajo që ka dalë tash në rrjetet sociale, ka qenë prezente tash e një kohë, por me intensitet të ndryshëm”, tha ai.

Sipas Ymerit, tash në VV duhet të ketë një bazë të gjerë të vendimmarrjes për mënyrën se si do të vazhdoj drejtimi i kësaj partie.