fbpx
E zbulon Qarri: Nëntoka po e dërgon Shpendin e Dardanin si “Kalin e Trojës” në…

E zbulon Qarri: Nëntoka po e dërgon Shpendin e Dardanin si “Kalin e Trojës” në…

  13 May 2019

Tek sa partitë politike po përgatiten dhe planifikojnë që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen gjatë këtij viti, analistët politik vlerësojnë se një nga projektet në prapaskenë që është duke u përgatitur nga nëntoka kriminale, për interesa të PDK-së, është që rrëzimi I qeverisë të bëhet nga dora e zgjatur e PDK-së, e që në këtë rast janë marrë vesh të jetë Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe PSD-ja e tyre, të cilët do të luajnë rolin e “Kalit të Trojës”, duke I dhënë PSD-ja nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë, si dhë në të njëjtën paketë të ketë marrëveshje për t`u futur në gjirin e LDK-së, e që si detyrë e kanë për të mos lejuar koalicionin LDK-VV. Sipas analistëve, ky skenar në fshehtësi po zhvillohet nga nëntoka, si ndërmjetësuese me PDK-në dhe PSD-në e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, edhe atë duke e inkorporuar Shpend Ahmetin me Dardan Sejdiun dhe të ashtuquajturën parti të tyre, në listën e LDK-së, në zgjedhjet që pritet të mbahen gjatë këtij viti.

“Skenarët e tilla”, sipas analistit Gani Qarri,” janë një specialitet që përgatitet më së miri në kuzhinën e SHIK-ut dhe PDK-së që për dy dekada nuk i sollën gjë të mirë vendit por vetëm të këqija”.

as gjithë të këqijave që PDK-ja, tash e dy dekada i ka shkaktuar vendit dhe popullit tonë, duke e rrezikuar zhbërjen e shtetit dhe ndarjen e Kosovës, SHIK-u, i cili ka kontrolluar dhe dirigjuar ne vijimësi, të gjitha proceset, po i reziston fortë shkatërrimit të PDK-së, duke i shfrytëzuar në mënyrën më perfide dobësitë organizative të partive të vogla dhe ambiciet për të ardhur me çdo kusht në pushtet,të individëve të caktuar nga ato, qoftë edhe me shndërrimin e tyre në marioneta të klanit Pronto”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

“Përgatitja e PSD-së për ta futur në listë me LDK-në, me rolin e ”Kalit të Trojës” dhe për të pamundësuar koalicionin LDK-VV”, sipas Gani Qarrit, “është projekt i rrezikshëm që po përgatitet nga nëntoka kriminale”.

“Ndaj sidomos nga SHIK-u dhe nëntoka kriminale, po punohet fort e intensivisht që rrëzimi i qeverise te behet duke i “futur” kuajt e Trojës, Shpend Ahmetin,Dardan Sejdiun & PSD-ne e tyre, ne gjirin e LDK-se, qe si detyre te pare ta bëjnë rrëzimin e qeverise Haradinaj. E gjitha kjo planifikohet të ndodhë nen skenarin e nëntokës kriminale dhe PDK-se,duke e inkorporuar Shpend Ahmetin e Dardan Sejdiun dhe të ashtuquajturën parti të tyre, në listën e LDK-së,të cilët detyrë të dytë kanë,për të mos lejuar koalicionin LDK-VV ,në zgjedhjet që pritet të mbahen gjatë këtij viti. Në këtë mënyrë, po dëshmohet serish se Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu me haverat e tyre, nuk janë asgjë tjetër përveç se KALI I TROJES në shërbim të mafio-oligarkëve dhe nëntokës kriminale, urdhrat e të cilëve, kanë dëshmuar edhe më herët se i kryejnë me shumë besnikëri”, tha Qarri për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )