fbpx

E zbulojnë mediat italiane, Tare partner biznesi me ‘mbretin’ e menaxherëve

  25 Dec 2017

...Igli Tare dhe Zhorg Mendesh: së shpejti mund të jenë partnerë për biznes. Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, në fakt, “mbreti” i menaxherëve të futbollit i ka kërkuar drejtorit sportiv të Lacios një akord, sipas të cilit çdo ofertë e drejtuar një lojtari të klubit bardhekaltër do kalojë fillimisht përmes agjencisë së portugezit.

Vetëm disa ditë më parë, Mendesh u ofrua si ndërmjetës për kalimin e “xhevahirit” të bardhekaltërve, Sergei Milinkoviç-Saviç, te PSG pas një oferte prej 170 milionë eurosh.

Një plusvalencë stratosferike duke konsideruar se transferimi i serbit në kryeqytetin italian kushtoi vetëm 15 milionë euro në total (kur u mor nga Genku).