Deklarimet që kishte bërë i pari i Komunës së Mitrovicës, njëherit kandidat për kryetar edhe për një mandat, Agim Bahtiri se nuk e ka shpenzuar asnjë cent të kartelës bankare që i takon si kryetar, po del të jenë të pavërteta.
Në dokumentet që posedon Gazeta Fjala, figuron se Bahtiri kishte shpenzuar afro një 1 mijë euro nga kartela bankare që io takon si kryetar.
“Kartela e kryetarit të Mitrovicës është zero-zero. Prej ardhjes sime deri sot është krejtësisht zero-zero”, kishte thënë Bahtiri.
Por duket se këto fjalë Bahtiri i kishte thënë vetëm sa për fushatë, siq dëshmohet edhe në këto dokumente.
Gazeta Fjala ka provuar të kontaktoi me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, por ai nuk është përgjigjur.