fbpx

E tmerrshme: McGregor në konflikt me mafian irlandeze, vihet çmimi për kokën e tij (VIDEO)

  02 Dec 2017

Bokseri irlandez Conor McGregor vazhdon të jetë portagonist i medieve botërore.

McGregor tanimë ka probleme me klanin Kinahan, më të rrezikshmit nga mafia irlandeze, transmeton Gazeta Blic.

29 vjeçari ishte përfshirë në një zënkë në një bar, ku ai goditi gabimisht një person me Graham “The Wig” Whelan, një nga njerëzit e fortë të Kinahan, i dënuar për trafik droge.

Sipas “The Independent”, mafiozët kanë bërë të ditur se do të japin 900.000 € për kokën e McGregor.

“Ai është në mes të një konflikti me një grup shumë të rrezikshëm njerëzish që kanë lidhje me Kinahans, këta njerëz bëjnë shaka me shtetin e McGregor. Ata nuk kanë limite, ata ju sulmojnë, ju gjuajnë, bëjnë çfarë të duan” tha një gazetar irlandez në programin ‘Radio Newstalk.

Por si duket bokseri nuk e ka fare problem.

Ai u pa tek doli nga gjykata ku dëgjohet të thotë “Ejani më zini”.