E tmerrshme , kjo është arsyja pse ndodhi tragjedia në Kosovë

  10 Dec 2017

XH.T nga fshati Radishevë i Skenderajt është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe plagosjen e kunatës dhe baxhanakut.

Zyrtarisht ende nuk është mësuar motivi i kësaj vrasje dhe plagosjes së dy personave tjerë.

 

Mirëpo mediat marrin vesh nga burime brenda Policisë së Kosovës se arsyeja ishte një telefon që ia kishte dhënë motra e plagosur tashmë viktimës.

Sipas burimit fillimisht XH.T ia kishte marrë telefonin bashkëshortes së tij, që të mos komunikonte me askënd, duke i thënë se nuk do të guxonte të përdorte telefon. Por pas disa kohësh motra e plagosur ia kishte huazuar një telefon në fshehtësi për komunikim motrës tashmë të vrarë.

E kur XH.T e kishte hetuar fillimisht kishte shtënë mbi bashkëshorten e tij, që kishte vdekur në vend, dhe më pas kishte shkuar te shtëpia e baxhanakut dhe kishte plagosur atë dhe bashkëshorten e tij.

Sipas burimit Xh.T ka thënë se nuk është penduar për atë që ka bërë, dhe do ta bënte sërish.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.