fbpx

E pranon Molliqaj: Ky është liderin të cilin nuk ka dëshirë ta shoh me sy

  14 Dec 2017

Ish-sekretarit të Vetëvendosjes,Dardan Molliqaj kundërshtoi ashpër një propozim të Albin Kurtit që Vetëvendosja të futet në koalicion me partinë “Fjala” të Gëzim Kelmendit. Sipas tij, koalicion me Kelmendin është në kundërshtim të statutit të partisë.

“Qëndrimet e Vetëvendosjes kanë qenë korrekte dhe progresive. Ne nuk kemi ra asnjëherë në grackën e islamo-fobisë. Problemet i kam dy momente; Shoh një tendencë të vetëdijshme dhe pavetëdijshme mbi fenë. Unë fenë e shoh si të drejtë individuale për besim dhe në të njëjtën kohë që unë nuk jam pajtu që të kemi koalicion me Partinë “Fjala” të Gëzim Kelmendit, unë nuk jam kanë dakord. Unë s’jam edhe për bashkim kombëtar dhe me bo koalicion me dikën që ka ofendu figura kombëtare, Skenderbeun”, ka thënë ai.

Kujtojmë se zhvillime e fundit në Vetëvendosje lidhen me emrin e deputeti Molliqaj i cili ka bërë kërkesë që Kurti të mos kandidojë për të parin e VV-së.