Fjalët e shumë njohësve dhe kundërshtarëve se përplasja në VV ka të bëjë me luftë për pushtet, u hodhën poshtë nga anëtarët e kësaj partie.
Por, këtë gjë e ka konfirmuar tashmë edhe deputetja Shqipe Pantina, e cila tha se ‘kjo edhe mund të jetë luftë për pushtet brenda partisë’, shkruan gazetametro.net.
Sipas Pantinës, lufta po bëhet për pozitën 2, 3 dhe 4 brenda partisë, pasi siç thotë ai me kandidimin e Albin Kurtit dihet se ai do të dalë i parë.
‘Bësoj se lufta po bëhet për pozitën 2, 3, 4 në parti, pasi Albini do të dilte i pari padyshim nëse kandidon’, ka thënë Pantina.
Ndërkohë ajo ka shtuar se personalisht nuk ka pretenduar asnjëherë të marrë pushtet në parti.