fbpx

E pabesueshme,koalicion i madh mes VV-se dhe PDK-se ne kete komune!

  11 Nov 2017

Kandidati i Vetëvendosjes për Kryetar të Podujevës, Ajet Potera ka konfirmuar se janë duke zhvilluar takime me rivalët politikë për të marrë përkrahjen për balotazh. Ka thënë se nuk ka ndonjë vendim për koalicion me PDK-në pasi po presin lejen nga udhëheqja qendrore e Partisë. Ndërkohë, Agim Veliu ka konfirmuar se garon i vetëm në raundin e dytë që mbahet më 19 nëntor.
Kandidati i Vetëvendosjes për Kryetar të Podujevës, Ajet Potera, ka konfirmuar për Express se është duke zhvilluar bisedime me rivalët politikë për të marrë përkrahjen e tyre për balotazh.

Megjithëkëtë, Potera ka deklaruar se është i detyruar t’u bindet vendimeve të udhëheqjes qendrore të Vetëvendosjes. Ka thënë se “ndoshta nuk e ka të lejuar të bëjë koalicione” jashtë qëndrimeve partiake.

“Kemi biseduar edhe me rivalët politikë që i kemi pasë..”, ka thënë Potera, të shtunën, për Express.

Ai ka thënë se nuk e di qëndrimin e PDK’së derisa ka thënë se e ka përkrahjen e elektoratit të subjekteve tjera.

“Ma shumë mbështetjen e elektoratit sepse nuk e di qëndrimin konkret të PDK-së ose të subjekteve tjera, mirëpo elektorati është i gatshëm për ndryshime”, ka thënë Potera.

Por, a do lidhin koalicion me PDK’në?

Ajet Potera thotë se po presin edhe vendimet e qendrës.

“Neve na duhet me përcjell edhe hierarkinë me pa edhe vendimet e qendrës ndoshta edhe nuk i kemi të lejuara”, ka thënë ai.

”…kemi bisedu edhe me nëndegët dhe kryetarët e nëndegëve, simpatizantët. Sepse kur të jeton me një komunë jo edhe aq të madhe njihemi edhe familjarisht edhe kemi zhvillu biseda, por jo diçka konkrete”, tha Potera të shtunën për Express.

Ndërsa, Kryetari i Degës së PDK’së në Podujevë, Muhamet Latifi ka thënë të premten për Express se partia e tij ende nuk ka qëndrim se kënd do ta mbështesë.

“Ende nuk kemi qëndrim”, tha Latifi.

Latifi tha se do të dalin me një qëndrim lidhur me garën për Podujevën por nuk tregoi se kur.

PDK prej pasluftës është opozitë në Podujevë. Asnjëherë s’e ka rrezikuar pushtetin Agim Veliut dhe LDK-së. Në zgjedhjet e fundit, PDK doli e treta, duke mos arritur as të hyjë në balotazh. Tash, Vetëvendosje është partia e dytë në këtë qytet pas LDK-së.

Ndërkohë, Agim Veliu e ka konfirmuar për Gazetën Express se s’ka bërë marrëveshje me asnjë parti politike dhe se do të kandidojë i vetëm në balotazhin e 19 nëntorit.

“Jo s’kam marrëveshje e kam marrë vendimin e pakthyeshëm me garu vetë. Edhe pres sigurt fitoren”, ka deklaruar Veliu të shtunën për Express.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve Agim Veliu fitoi 48.15% ndërsa Ajet Potera 29.77%.