E pabesueshme,edhe Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu japin doreheqje!

  11 Dec 2017

Shpend Ahmeti pohoi më herët para mediave se në mbledhjen e Kryesisë së Vetëvendosjes po mbahen diskutime normale, mirëpo duket se vetë ai dhe Dardan Sejdiu kanë ofruar dorëheqjet nga Kryesia pas ngjarjeve të fundit.

Periskopi ka kuptuar nga burime të veta se Ahmeti e Sejdiu dhe të tjerë anëtarë, kanë ofruar dorëheqjet nga Kryesia, si dhe kanë kërkuar që të mos kandidohen më si anëtarë kryesie.“Edhe Shpendi, edhe Dardani, edhe plot te tjerë i kanë ofruar dorëheqjet e veta nga Kryesia. Madje, që të gjithë, kanë kërkuar të mos kandidohen më për Kryesi”, thotë një burim brenda VV-së për Periskopin.

Mbledhja e Kryesisë së VV-së po mbahet pasi që u kuptua edhe publikisht për fërkimet brenda VV-së. Deputetët e zyrtarët e lartë të partisë janë ndarë në dy tabore. E gjithë kjo u kuptua pas rrjedhjes së disa shkëmbimeve të mesazheve mes Qendrës së VV-së në Tiranë dhe kryetarit të VV-së, Visar Ymeri.

Më pas, në media doli edhe fyerja që deputetja Aida Dërguti i kishte bërë Albin Kurtit në grupin e përbashkët të komunikimit të anëtarëve të Kryesisë.Tashmë, dorëheqje nga Kryesia dhe pozita e kryetarit të Qendrës në Vushtrri, ka dhënë Aida Dërguti, derisa u kuptua se dorëheqje nga Kryesia kanë dhënë edhe deputetet Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.