E pabesueshme: Ja si e kafshoi polici deputetin e VV-së

  24 Nov 2017

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka folur rreth ngjarjeve të sotme që ndodhën para Kuvendit të Kosovës, ku u arrestuar tre deputetët Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Ai ka theksuar se në Kosovë nuk ka gjykata të pavarura. “Po flasim për të njëjtin gjykatës i cili ka dhënë dënim skandaloz ndaj 4 aktivistëve të VV-së. Synimi i tyre është tensionimi i situatës, dhe krejt ajo çfarë ne bëmë është përpjekja për të parandaluar një gjë të tillë”, ka thënë Çaushi.

Ai shtoi se kur aktivistët e tyre dënohen me 21 vite burg pa asnjë provë, gjithçka tani është e pritshme, duke shtuar se kjo është luftë e hapur e të gjithëve ndaj Vetëvendosjes.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.