fbpx

E pabesueshme! Istogu shkon prap në votim, ja arsyeja

  18 Dec 2017

Anëtari i kryesisë së AAK-së Valon Tolaj, është i mendimit se procesi zgjedhor në Komunën e Istogut është manipuluar në disa qendra të votimit. Ai pretendon se ka edhe dëshmi për një gjë të tillë.

E për të sqaruar këtë situatë, Tolaj kërkon që qendrat e votimit Llukafc, Cerkolez dhe në Istog të shkojnë në rivotim, kurse qendrat tjera të votimit të rinumërohen, njofton GazetaBlic.com

“Qendrat e votimit në Llukafc, Cerkolez dhe në Istog ( qytet ) duhet të shkojnë në rivotim.Qendrat tjera të votimit duhet të rinumërohen.Vetëm kjo siguron të vërtetën dhe nxjerr në shesh manipulimet”, ka thënë Tolaj.

PËR KQZ, DJE NË MBRËMJE GANI DRESHAJ ISHTE FITUES.
SOT NE MENGJES, FILLUAN TREGIMIN E “GABIMEVE NË RAPORTIM” DHE HAKI RUGOVA KALOI NË PËRPARËSI.

QENDRAT E VOTIMIT NË LLUKAFC, CERKOLEZ DHE NË ISTOG ( QYTET ) DUHET TË SHKOJNË NË RIVOTIM.
QENDRAT TJERA TË VOTIMIT DUHET TË RINUMËROHEN.
VETËM KJO SIGURON TË VËRTETËN DHE NXJERR NË SHESH MANIPULIMET.

NË FOTO SHIHET MODELI I MANIPULIMIT. KY FLETEVOTIM I ËSHTË DHËNË NJË VOTUESEJE NË SHKOLLËN “HAXHI ZEKA”. FLETËVOTIMI KA QENË ME SHENJË. VOTUESJA E KA REFUZUAR DHE E KA BËRË PUBLIK. I NJËJTI FLETËVOTIM GJENDET NË QNR.

NË DEMOKRACI, FITORËT NUK MEREN NË “TAVOLINA POLITIKE”, POR NGA QYTETARËT.

#GANIDRESHAJFITUES