E mbani mend Naser Berishën, sëmundja e ka ndryshuar totalisht

  12 Nov 2017

Ai vendosi që t’i rikthehet muzikës pa marrë parasysh dukshmërisë

Këngëtari i mirënjohur, Naser Berisha, i cili njihet nga hiti ”A më kujton”, ka kohë që nuk ka sjellur ndonjë projekt muzikor. Berisha u largua nga skena për shkak të një sëmundjeje.

Ai tregoi se ka pasur një problem të vogël shëndetësor, për të cilën tha se nuk është e rrezikshme për të, por për nga dukshmëria ka pësuar ndryshime, shkruan rtv21.tv. Berisha tha se bëhet fjalë për një sëmundje të të quajtur alopecia, si pasojë e së cilës në fazën përfundimtare të saj të bien flokët krejtësisht.

Ai tha se u tërhoq nga muzika, për arsye që nuk dëshironte që në atë mënyrë të dilte para publikut, por shtoi se me përkrahjen e familjarëve dhe rrethit të tij vendosi që t’i rikthehet muzikës, pa marrë parasysh dukshmërisë. Naser Berisha jeton në Gjermani tash e 23 vjet.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.