fbpx

E keni menduar të ri? Nuk do ta besoni sa vite ka Mehmet Kosova

  18 Dec 2017

Kenan Imirzalıoğlu është aktori që rrëmbeu zemra të shumë femrave, si shkak të pamjes tërheqëse që ka. Roli i tij si Mehmet Kosova në serialin e famshëm ‘Aci Hayat’ e solli shumë pranë publikut shqiptar për shkak të mbiemrit që kishte në këtë serial.

Të shumta ishin aludimet në prejardhjen e tij shqiptare por kombësia e tij është e pastër turke.

Kenan në Turqi është i njohur për talentin e tij në aktrim, prandaj edhe në shumë seriale ku ai luan ka rolin kryesor.

Fama e tij është në kulm dhe aktori që duket shumë i ri, numëron plot 43 vjet. Pavarësisht numrit të madh të viteve, ai ende është ‘magnet’ për shumë vajza të reja, por që Kenan është i martuar që nga viti 2016 me aktoren Sinem Kobal.