E keni ditur se çokollata përmban buburreca të ngordhur?

E keni ditur se çokollata përmban buburreca të ngordhur?

  02 Apr 2019

Po, pikërisht, buburreca!Për admiruesit e çokollatës vjen një lajm që të mbyll oreksin, nga ana e “Food and Drug Administration (FDA)”, në SHBA, lajm që mund të heqë kënaqësinë e të ngrënit të çokollatës për shumë njerëz.Një pllakë çokollatë mund të përmbajë rreth tetë parcela buburrecash. Po, pikërisht, buburreca! Ky insekt është kaq i shpifur, sa shumë vetë kanë lemeri edhe t’i afrohen.

Ndotja, ndryshe nga ajo që mund të duket, nuk ndodh në kohën e prodhimit, por në proceset e ruajtjes së çokollatës dhe logjistikës së saj. Informacioni u publikua nga raporti i ABCNews.

Studimet kanë zbuluar gjithashtu që disa simptoma të konsumit të çokollatës, si kruarja dhe irritimi, janë me shumë mundësi rezultat i këtyre fragmenteve të buburrecave të cilët përfundojnë në ëmbëlsirë.Edhe pse mund të jetë diçka e pranueshme, ekziston një limit i caktuar i buburrecave në

Per çdo 100 gramë produkt, niveli maksimat i insekteve duhet të jetë 60 copë. Për ata që ndihen në siklet nga ky lajm, me qëllimin për ta eliminuar fare çokollatën nga jeta e tyre, informacioni që vjen nga arlergologu Morton M. Teich, është se të gjitha ushqimet, sipas tij, janë subjekt kontaminimi, edhe pse në nivele të pranueshme insektesh, si psh. frutat dhe djathrat.Përballë kësaj, për këdo që kërkon të shmangë të gjitha mbetjet e insekteve në ushqimet e tyre, ka vetëm një rrugëdalje: të heqë dorë nga çokollata!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.