E keni ditur këtë? Arsyeja pse të vdekurit i varrosim 2 metra nën dhe…

  30 Oct 2017

Fraza “dy metra nën dhe” është gjithmonë sinonim i vdekjes, por a keni menduar ndonjëherë pse varri i një personi duhet gërmuar në një thellësi prej dy metrash?
Me sa duket e gjitha filloi në Angli në vitin 1655, kur murtaja bubonike goditi këtë vend. Kur murtaja bubonike u shfaq, kryetari i Londrës kishte nxjerrë një ligj se si duhet trajtuar kufomat për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Asokohe ishte specifikuar se varret duhet hapur “të paktën dy metra thellë”.

Por në fund, rezultoi se nuk kishte pasur nevojë për ndonjë matje standarde të thellësisë së varrit. Ligji për gërmimin e varrit në një thellësi prej dy metrash, rezultoi të jetë i kotë asokohe, pasi që të vdekurit vazhduan të përhapnin infeksionin pasi që ishin të mbuluar nga pleshtat që bartnin sëmundjen tek të gjallët.

Në Amerikë, ky ligj ndryshon varësisht nga shteti. Në disa shtete, arkivoleve u hidhet dhe në një trashësi prej 18 inç. Por, edhe varret e cekëta konsiderohen si të pranueshme. Në disa shtete, thellësia e varrit shkon deri në katër metra, në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë për të vdekurit e tjerë që do të futen në të njëjtin var, ku zakonisht varrosen të afërmit apo më të dashurit e tyre.

Por shtrohet pyetja, se në çfarë thellësie duhet të varroset një i vdekur? Nuk ka ndonjë matje universale. Madje në Britani të Madhe, vendimi për thellësinë e varrit varet nga të afërmit e të vdekurit, por zakonisht gërmohet në një thellësi të mjaftueshme që kafshët nuk do të mund të gërmonin dhe të nxjerrin mbetjet e arkivolit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.