fbpx
E infektuara me coronavirus: Shkova për kontroll por ngela në rrugë, s’më kontrolluan në QKUK e as në QKMF

E infektuara me coronavirus: Shkova për kontroll por ngela në rrugë, s’më kontrolluan në QKUK e as në QKMF

  18 Jul 2020

E infektuara me coronavirus: Shkova për kontroll por ngela në rrugë, s’më kontrolluan në QKUK e as në QKMF

Aktivistja kosovare, Zana Avdiu, ka ndarë me miqt e saj virtual përvojen me COVID-19 dhe institucionet shëndetësore në Kosovë.

Ajo përmes një statusi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka rrëfyer që si e prekur me coronavirus, nuk mori shërbime mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më saktësisht në Klinikën Infektive, shkruan Reporteri.net.

Avdiu ka thënë se me të shkuar në Infektivë, u kthye mbrapsht për në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen në të cilën banon për të marrë një udhëzim.

““Shko ne QMF ne lagjen tende, dhe merr udhezim”, duke mos me pa as ne fytyre.”, ka shkruar ajo.

Pas Infektivës ajo u drejtua për në QMF por as atje nuk u lejua që të hyjë brenda e të marrë shërbime mjekësore, sepse pacientët e prekur me coronavirus, nuk lejohen që hyjnë brenda për kontrollë.

Sipas saj, një person i ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dhënë urdhëresë që personat e prekur me COVID-19 mos të trajtohen në QMF, por të shkojnë drejt e në Klinikën Infektive.

Ajo ka kontaktuar edhe drejtorin e QKUK-së, Valbon Krasniqi.

“Ai mu pergjigj se i vjen keq, dhe me udhezoi ti ndjek mekanizmat ligjore, qe une te mund te bej nje kontrolle.

Tash, po dua ta pyes Dr. Valbonin publikisht, cka nenkupton me keta mekanizma ligjore? Te shkoj ne polici, apo ne gjykate ta padis kliniken, qendren e mjeksise familjare apo ndoshta ta padis edhe koronavirusin?

Gjithashtu, dua ta pyes drejorin se a me garanton ai mua, qe une nuk do te kem pasoja nga semundja, deri sa ti ndjek procedurat e mekanizmave ligjore, qe mi rekomandoi ai?”, ka shkruar Avdiu në Facebook.