E humbi komunën në raund të parë, por sapo u emërua zv.Ministër!

  30 Oct 2017

Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga rathët e AAK-së për zgjedhjet e 22 tetorit dhe kryetari i AAK-së në Pejë Fatmir Gashi, pasdite është emëruar zëvendës Ministër i Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës nga ana e Kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.

Fatmir Gashi një prej emrave themelues të AAK-së në Pejë, ai ishte edhe kandidat i partisë së Haradinajt për kryetar të kësaj komune.

Lajmin për emërimin e tij në postin e numrit dy të Financave në qeverinë e Kosovës e ka bërë të ditur vet Fatmir Gashi.

Postimi i plotë:

“Miq të nderuar, qytetarë të Pejës dhe të Kosovës, struktura,anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, ju njoftojë se sot, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj, jam emëruar zv/Ministër i Ministrisë së Financave i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Vendimin e kam pranuar pasdite vonë nga Kryeministri z.Ramush Haradinaj, ndërsa nga mëngjesi do të fillojmë punën bashkë me ministrin z.Bedri Hamza.
Peja po kthehet në hartën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe është e qartë se pavarësisht gojëkëqinjëve, Qeveria Haradinaj çdo ditë po e kthen vëmendjen nga Peja.
Bashkë me Kryeministrin, do të punojmë për Pejën dhe për Kosovën. Peja, në mesin e dhjetëra nevojave emergjente ndër vite, veçanërisht ka nevojë për fokusin ekonomik.
Krahas angazhimit të ri, unë dhe dega e AAK-së në Pejë mbetemi në pritje të çertifikimit zyrtar të rezultatit të 22 Tetorit për komunën tonë, nga ana e KQZ-së
I jam mirënjohës kryeministrit Haradinaj për besimin e dhënë. Dalshim faqebardhë.”-ka shkruar Gashi në faqen zyrtare në facebook.