fbpx

E dhimbshme: Vdiq 17 vjeçari i cili u therr sonte me thikë në Prishtinë

  09 Dec 2017

Një 17 vjeçar nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga therja me thikë sonte në Prishtinë.

Burime të KALLXO.com thonë se ai ka vdekur para pak çastesh në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Më herët policia konfirmoi për Expres këtë rast të therjes më thikë në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.
“Rreth orës 19:10 kemi pranuar informatën për një therje me thike në rrugën “Gustav Majer “ personi i lënduar mashkull, Sh.P – 17 vjeçar , menjëherë është transportuar për në QKUK “.

Ahmeti ka thënë se lidhur me rastin në fjale policia ka identifikuar personin e dyshuar dhe është në kërkim të tij.