E dhimbshme: Si e fshehu sëmundjen Blerim Peci nga gruaja e tij?

  13 Dec 2017

Aktori nga Mitrovica, Blerim Peci, që për publikun u bë i njohur nga “Show Meselation”, ka ndërruar jetë në moshë të re, duke lënë tejet të pikëlluar familjen, farefisin, shoqërinë e publikun që e ka ndjekur me ëndje.

Nga miq e bashkëpunëtor të tij, kuptojmë se Blerimi asnjëherë nuk është ankuar për asgjë. Pra, nuk ka shprehur ndonjë shqetësim rreth shëndetit. Vdekja e tij e hershme i ka habitur të gjithë. Ndonëse ende nuk është thënë asgjë zyrtarisht, mendohet se ai kishte pësuar infarkt dhe gjithashtu vuante nga dëmtimi i mëlçisë, shkruan Kosovarja.

Të gjitha këto mbeten pretendime, pasi askush ende nuk ka thënë diçka që mund ti konfirmonte këto informacione.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.