E dhimbshme: Personi që ndërroi jetë në aeroport sot kishte ditëlindjen

  07 Nov 2017

Sot në aeroportin e Prishtinës, rreth orës 08:00 të mëngjesit ka ndërruar jetë njëri nga punëtorët e IT-së, shkruan Gazeta Blic.

Këtë e ka konfirmuar për Blic edhe zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Gazeta Blic mëson se personi që ka ndërruar jetë sot është Gent Zymberi.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook edhe drejtori i postës Agron Mustafa, që mësohet të ketë lidhje familjare me të.

Sipas, Mustafës i ndjeri sot do të festonte ditëlindjen./