fbpx

E dhimbshme! Ky është shqiptari qe u vra para disa qastesh!

  21 Dec 2017

Një persona është qëlluar me armë zjarri para disa minutave në rrugën Xhon Kenedi në Çair, më saktësisht në stacionin e autobusit, raporton SHENJA.

Fillimisht u dëgjuan disa krisma nga armë “Kallashnikov”, ndërsa në vendngjarje qëndron i shtrirë një djalë i moshes mes 20-30 vjeç.
Dëshmitarë okular për TV SHENJA thanë se sulmuesit kanë gjuajtur nga një veturë në lëvizje, veturë e tipit YUGO.

Burime në MPB thonë për Gazetën Lajm se sipas informatave fillestare bëhet fjalë për personin me iniciale B.I. nga Shkupi. Për momentin ata nuk mund të japin informacione shtesë as për viktimen? e as për autorët.

Motivet e vrasjes ende nuk dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes arritën ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë.