fbpx
E bujshme: Mourinho largohet nga Roma, portugezi ka skuadër të re, drejte Premier Liges!

E bujshme: Mourinho largohet nga Roma, portugezi ka skuadër të re, drejte Premier Liges!

  08 Dec 2021

Trajneri portugez nuk po kalon momente të mira në Itali dhe largimi nga Roma është një opsion.E përditshmja angleze The Mirror, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Jose Mourinho nuk është i lumtur te Roma dhe se dëshiron largimin nga Olimpico.

Special One nuk po kalon momente të mira me Giallorosët dhe pas 16 xhirove të luajtura Roma renditet në pozitën e 7-të në Serie A me 13 pikë më pak se Milani në vend të parë.

Pas kritikave të shumta që Mourinho i ka bërë lojtarëve, portugezi e ka humbur besimin në dhomat e zhveshjes dhe largimi nga Roma është vetëm çështje kohe.

The Mirror, shkruan se interesim për Mourinhon ka shfaqur Everton, ndërsa portugezi është i gatshëm të rikthehet në Angli.Drejtuesit e Evertonit nuk janë të kënaqur me rezultatet e Rafa Benitez dhe e dëshirojnë Mourinhon për trajner.