Dyshonte në sinqeritetin e partnerit, angazhon një bionde të bukur për ta provokuar – dëshpërohet nga veprimet e tij

  17 Nov 2017

Një vajzë e re e cila dyshonte se partneri ka filluar të sillet ndryshe në raport me të, kishte angazhuar një bionde të bukur për ta joshur, me qëllim që ta vlerësojë besnikërinë e tij.

Por, edhe pse së fundmi ai i kishte premtuar se shumë shpejt do t’i propozoj martesë, ajo ishte skeptike lidhur me pretendimet e tij, dhe kështu vendosi ta provokoj nëse do ta tradhtonte me një tjetër.

Dhe është interesant se si në një moment derisa ajo shikonte në ekranin e kompjuterit momentin kur të dashurit të saj i afrohet biondja e bukur, kamera fokusohet në sqetullat e saj të cilat pothuajse nuk i kishte rruar me vite.

Sidoqoftë, kur vajza tjetër u shfaq para partnerit të saj, ai menjëherë ndërroi qëndrim dhe nuk arriti t’i rezistoj tundimit dhe në fund u dorëzua duke u pajtuar që t’ia jep numrin asaj.

Dhe kur ajo e pyeti në një moment nëse kishte të dashur, ai me plot bindje i tha “jo”, duke mos e përmendur fare të dashurën e cila në ato momente po e vëzhgonte me vëmendje gjithë situatën.

https://youtu.be/h0weK3ri7fs

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.