Dyshimi i fortë për vdekjen e Adelës: Dikush tjetër e shkaktoi…
Ende nuk kanë dalë rezultatet e mjekësisë ligjore për të përcaktuar se cfarë e shkaktoi vdekjen e papritur të Adelajda Xhamanit, ish-banores së Big Brother 2, njëherësh gazetare mjaft e njohur e showbizzit në televizionet dhe revistat shqiptare.
Adelajda u gjet e pajetë në banesën e saj në zonën e Freskut mëngjesin e djeshëm, herët, ndërsa një telefonatë të fundit ajo e ka kryer me miken e saj të ngushtë, emri i së cilës nuk është bërë mediatik. Me të ka pasur komunikim policia, ku mësohet se ka qenë shoqja e Adelës e cila ka thënë për herë të parë se bukuroshja nga Kavaja vuante nga epilepsia, një sëmundje për të cilën nuk kishin informacion as miqtë e tjerë të saj dhe as familja e saj. Paraprakisht thuhet se Adela humbi jetë si pasojë e një ataku kardiak, por ende asgjë nuk është zyrtare.
Një dyshim të rëndë hedh mjekja e QSUT-së Teuta Kamberi ALizoti. Ajo përjashton çdo mundësi që Adela të ketë humbur jetën si pasojë e epilepsisë, pasi kjo sëmundje nuk shkakton arrest kardiak, dhe më minimalja duhej të kishte shenja në trup të përplasjes me orenditë në shtëpi.
Ajo thotë se “dikush tjetër mos është shkaktar”.
“Për mua ajo vajzë kishte shumë për të thënë, por nuk e lanë ta thoshte”, thotë mjekja duke nënkuptuar se diçka tjetër e rëndë ka ndodhur me Adelën që i shkaktoi asaj vdekjen.
Statusi i mjekes
Pallavrat e mediave..ka qene epileptike..?!
E para nuk e kam egzaminuar kurre per 25 vjet…
por edhe sikur…
pastaj…c’fare lidhje ka me atakun kardiak?!
Ta zeme se ka qene me epilepsi dhe eshte futur ne status epileptik..
do te kishte shenja goditje duke u perplasur me orendite perqark..duke qene vetem..
Shikoni se mos dikush tjeter ka qene shkaktar..
Ajo jetonte vetem..dhe policia tha nuk kishte shenja goditje..
Ku ishte mjeku ligjor..te vdesesh nga epilepsia eshte e pamundur te mos lesh gjurme…si psh urinim te pavullnetshen..kafshim te gjuhes..trauma..etj..
ky ne konteksin e nje statusi epileptik..
sipas jush…
Per mua ajo vajze kishte shume per te thene.
por nuk e lane ta thoshte…
U prehsh ne paqe zemer..
Uroj te gjehet e verteta jote..
Te jesh engjell nuk eshte keq ne kete bote te shemtuar..