Dy të plagosur në dy raste të ndryshme në Deçan Policia njofton se sot në rrugën ”Luan Haradinaj” në Deçan është arrestuar një i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasiqë aksidentalisht ka plagosur me pushkë ajrore viktimën mashkull K-Shqiptar.
”Në vendin e ngjarës kane dal njësitet përkatëse me ç ‘rast kane konfiskuar një pushkë ajrore të kalibrit 4.5 mm. Viktima është dërguar ne emergjencën e Pejës dhe pas tretmanit mjekësor është liruar”, njofton policia. N
jë rast tjetër, po ashtu në rrugën ”Luan Hradinaj” ka ndodhur dje në Deçan. Raportohet se një i dyshuar mashkull K-Shqiptar aksidentalisht është vetë plagosur me armë. ”Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse me ç ‘rast kane konfiskuar një pistolete me një karikator me pesë fishek të kalibrit 6.35 mm dhe një gushojë”, njofton policia.
I dyshuari është dërguar ne emergjencën e Pejës dhe pas tretmanit mjekësor është liruar. Me vendim të prokurorit rastet shkojnë në procedurë të rregullt.