Dy beteja dhe një vrasje, para daljes publike të UÇK-së

Të gjithë flasin për daljen publike të UÇK-së me 28 nëntor 1997 në Llaushë të Skënderajt; një ngjarje e madhe që është futur në historinë më të re të Kosovës.

Por pak dinë se para këtij vendimi ka pasur zhvillime shumë të rëndësishme që i paraprinë kësaj dalje. Me datën 25 policia serbe u përball me një rezistencë nga Abedin Rexha – Sandokani dhe vëllezërit e tij në fshatin Vojnikë.

Të nesërmen policia serbe u nis sërish në Vojnikë për ta sulmuar Sandokanin dhe ushtarët e tij, por pjestarët e UÇK-së, në krye me Komandantin Legjendar ia zunë pritën policisë në vendin e quajtur “Klysyrë”.Aty u zhvillua beteja e parë frontale ku serbët u mundën edhe një herë nga ana e ushtarëve të UÇK-së. Në kthim e sipër, policët serbë vranë në shkollën e fshatit Llaushë, mësuesin Halit Geci. Data e 27 nëntorit 1997 ishte ditë kur po bëhej gati ceremonia e varrimit të mësuesit të vrarë, ndërohë UÇK-ja kishte marrë vendim që të dilet publikisht në këtë varrim.

Kështu që me 28 nëntorë derisa po mbahej ceremonia e varrimit, tre ushtarë të UCK-së; Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dolën publikisht para mase dhe treguan se në Kosovë ekziston një ushtri që do të luftojë për lirinë e Kosovës.

E gjithë kjo histori e lënë në harresë për një kohë është përmbledhur në dokumentarin “Tri ditë para fillimi” .